BOTA /

Sondazhi i ri/ Vetëm Michelle Obama do të fitonte kundër Donald Trumpit

Shkruar nga Versus

Sondazhi i ri/ Vetëm Michelle Obama do të fitonte kundër Donald

Në rast se Joe Biden do të hiqte dorë prej kandidaturës për president të SHBA-së pas një paraqitjeje katastrofike në debatin e javës së kaluar kundër kandidatit republikan, Donald Trump, ish-Zonja e Parë, Michelle Obama është e vetmja kandidate e mundshme demokrate që do ta mundte pa problem ish-presidentin amerikan, Trumpin, sipas sondazheve të Ipsos.

Michelle Obama kryeson gjithashtu renditjen midis votuesve të regjistruar, e cila lë pas Trumpin dhe Bidenin me më shumë se 10 për qind. Kur u pyetën nëse Trump apo Biden duhet të heqin dorë nga kandidatura e tyre pas debatit, pothuajse tre nga pesë të anketuar janë dakord që Biden duhet të largohet dhe pak më pak se gjysma thanë të njëjtën gjë për Trumpin.

Sondazhi i ri/ Vetëm Michelle Obama do të fitonte kundër Donald

Trump dhe Biden mbeten të barabartë mes votuesve të regjistruar për zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor. Në ballafaqimet e tjera hipotetike demokrate kundër Trumpit, vetëm Michelle Obama është më e mirë se republikani në mesin e votuesve të regjistruar.

Kur u pyetën se për kë do të votonin në zgjedhjet presidenciale në muajin nëntor, 40 për qind e votuesve të regjistruar do të votonin për Bidenin dhe po aq për Trumpin. Ky raport në fakt ka qenë i qëndrueshëm që nga fundi i muajit maj i vitit 2024, kur 41 për qind e tyre ishin për Bidenin dhe 39 për qind për Trumpin.

Kur u pyetën për kandidatët e mundshëm demokratë kundër Trumpit, 50 për qind e votuesve të regjistruar thonë se do të votonin për Michelle Obama dhe vetëm 39 për qind për Trumpin.

Të gjithë kandidatët e tjerë të mundshëm demokratë kanë rezultate të ngjashme ose më të këqija se Bideni kundër Trumpi.

Zëvendëspresidentja Kamala Harris do të merrte mbështetjen e 42 për qind të votuesve të regjistruar krahasuar me 43 për qind të Trumpit.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom do të fitonte 39 për qind të votuesve të regjistruar krahasuar me 42 për qind të Trumpit. Të gjithë kandidatët e tjerë demokratë kanë ndërmjet 34 për qind dhe 39 për qind të votave të mundshme mes votuesve të regjistruar.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: