
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar për tërheqjen nga tregu të produktit “NAN 1 OPTIPRO” 800 gram, pas konstatimit të pranisë së bakterit cereulide, një lloj bakteri që mund të shkaktojë probleme të zorrëve si të vjella dhe diarre.
Sipas autoriteteve, simptomat shfaqen zakonisht 1 deri në 6 orë pas konsumimit të produktit të kontaminuar.
AKU bën të ditur se pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së gjurmueshmërisë ka bllokuar të gjithë sasinë e produktit në gjendje, si dhe pjesën e kthyer nga tregu, me qëllim asgjësimin ose kthimin në vendin e origjinës.
Ky veprim vjen pas njoftimit të subjektit importues në Shqipëri dhe paralajmërimit të kompanisë prodhuese Nestlé, e cila ka ndërmarrë masën parandaluese të tërheqjes së produktit, pasi bakteria është zbuluar në një seri të prodhuar në Holandë.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka verifikuar gjithashtu se në supermarketet ku është tregtuar formula për foshnje është afishuar njoftimi për konsumatorët, në përputhje me kërkesat ligjore për sigurinë ushqimore.
Njoftimi:
Referuar njoftimit të subjektit importues në Shqipëri, mbi tërheqjen nga tregu të lotit të formulës për foshnjë “NAN 1 OPTIPRO” 800g, njoftim ky i bërë nga kompania prodhuese Nestle si masë parandaluese pas zbulimit të pranisë së bakterit cereulide në këtë produkt në subjektin prodhues në Holandë, bëjmë me dije:
Të dhëna përkatëse të produktit
NAN 1 OPTIPRO 800 g,
L 51230346AE, 30/05/2027
AKU pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së gjurmueshmërisë ka bllokuar të gjithë sasinë në gjendje të produktit dhe atë të kthyer nga tregu me destinacion asgjësimin e tij ose kthimin në vendin e origjinës.
Gjithashtu, AKU informon se nga verifikimet në terren është konstatuar se është kryer afishimi i njoftimit për konsumatorin në supermarketet ku është tregtuar ky produkt./Versus.al

