Itali- Tashmë projekti i shpejtësisë së lartë që do të shkurtoj udhëtimin mes dy qyteteve italine, Napoli-Bari është duke u kthyer në realitet.
Linja e re do të lejojë trenat të përshkojnë 145 km në dy orë, me një shpejtësi maksimale prej 250 km/h.
Projekti, i cili përshpejton itinerarin midis dy qyteteve, filloi midis 2015 dhe 2016 dhe do të përshkojë territore të ndryshme të brendshme për të lidhur komunitetet dhe ekonomitë në rrezik shpopullimi në vendin fqinj duke reduktuar kohën e udhëtimit.
Por ka edhe një përfitim për kryeqytetin italian Romën: nëse nga Napoli do të duhen 2 orë për të arritur në Bari, Napoli-Roma do të duhen rreth 3 orë.
Siç raportohet nga faqja italiane Ferrovie dello Stato, punimet në HS/HC Napoli-Bari duhet të përfundojnë deri në vitin 2028, edhe pse disa seksione të rrugës do të jenë aktive edhe më herët, duke lejuar që kohëzgjatja e udhëtimit të reduktohet qoftë edhe pjesërisht.
Si po ndërtohet seksionin me shpejtësi të lartë Napoli-Cancello
Ndërtimi i hekurudhave përgjatë një fushe nuk është i vështirë, por nëse duhet të kalosh malet, gjërat ndryshojnë: ndërtimi i një rruge që kalon Italinë nga lindja në perëndim është shumë e ndërlikuar si në këtë rast kur duhet të përballesh me malet Apenine.
Përtej kësaj, jo të gjithë e dinë se çfarë ndodh gjatë punimeve të një projekti të këtij lloji.
Fillimisht janë ndërtuan muret e tunelit, të ashtuquajturat diafragma, diafragma tërthore dhe tavani. Në praktikë bëhet fjalë për një “kuti” betoni, e cila është këllëfi i tunelit që duhet të gërmohet dhe të zbrazet.
Për të shmangur përmbytjet, baza e tuneleve zakonisht është e hidroizoluar dhe e çimentuar. Në rastin e seksionit Napoli-Bari, u zgjodh teknika hiperbarike për gërmimin e tunelit , i cili nuk ishte përdorur kurrë më parë në Itali për këtë lloj pune.
Kjo teknikë konsiston në injektimin e ajrit të kompresuar në tunel.
Kjo do të thotë se njerëzit që punojnë këtu janë sikur të punonin me presionin që ekziston midis 3 dhe 12 metra nën ujë.
Megjithatë kjo teknikë nuk përbën asnjë rrezik: punëtorët kanë ndjekur kurse teorike dhe fizike dhe dinë të ndërhyjnë në rast të problemeve të ndryshme. Puna vazhdon pa ndërprerje, 24 orë në 7 ditë në javë me turne të alternuara.
Por si marrin frymë punëtorët me gjithë tymrat e shkarkimit të ekskavatorëve? Mos u shqetësoni: në tunele përdoren ekskavatorë elektrikë.







