AKTUALITET /

Dëshmia e Dumanit, Nasip Naço: Distancohem nga çdo akuzë! SPAK të kryejë hetim të thelluar!

Shkruar nga Versus
Dëshmia e Dumanit, Nasip Naço: Distancohem nga çdo
Nuredin Dunami dhe Nasip Naço

Deputeti i Partisë Socialiste Nasip Naço ka reaguar pas deklaratave të dhëna nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani sot para GJKKO-së.

Naço shkruan në kanalet e tij të komunikimit se distancohet nga çdo akuzë dhe fton organet e drejtësisë të kryejnë një hëtim të thelluar. 

Deputeti shton më tej se roli i ministrit të drejtësisë është i kufizuar nga legjislacioni në fuqi dhe se gjatë ushtrimit të detyrës në kohën kur ai mbante këtë post nuk ka miratuar asnjë leje të veçantë. 

Postimi i plotë i Nasip Naços: 

Jam njohur sot nga mediat ku përmendet emri im. Dua të theksoj se:
1. Distancohem nga çdo akuzë e bërë publike sot dhe ftoj organet e drejtësisë që të kryejnë një hetim të thelluar mbi këtë rast. Nëse akuzat vërtetohen, organet përkatëse duhet të marrin masa ligjore ndaj çdo personi të përfshirë në këtë çështje.
2. Roli i Ministrit të Drejtësisë, sipas legjislacionit në fuqi, është i kufizuar. Ministri:
- Nuk heton,
- Nuk ngre akuza,
- Nuk pushon çështje,
- Nuk jep vendime fajsie apo pafajsie.
Detyra e tij lidhet vetëm me dhënien e lejeve të veçanta për të dënuarit, bazuar në ligj.
3. Gjatë ushtrimit të detyrës sime si Ministër i Drejtësisë, nuk kam miratuar asnjë leje të veçantë për subjektin në fjalë.
4. Distancohem nga çdo mashtrim, i bërë nga kushdo, individualisht apo në bashkëpunim, për të dëmtuar integritetin tim. Akuzat publike të bëra sot nuk përputhen me faktet reale të ushtrimit të detyrës sime si Ministër.

Dumani gjatë gjyqit zbuloi sesi dhëndri i vëllait të Nasip Naços e kishte ndihmuar të dilte nga burgu në 2013-ën.

“Kam paguar para që të dilja nga burgu, kisha avokat Alban Bengasin. Më ka ndihmuar dhëndri i vëllait të Nasipit që është mjek”. është shprehur Dumani sot para GJKKO-së.

Poll