MAGAZINË /

Ndeshja me Kroacinë/ Do të mungojë Hysaj, ndryshimet në formacionin e Kombëtares Shqiptare sipas UEFA-s

Sipas UEFA-S Sylvinho ka lënë jashtë fushës Elseid Hysajn i kritikuar në rrjet për veprimin e bërë gjatë ndeshjes me Italinë, ku uli kokën dhe duke i dhënë shansin Italisë për golin e dytë.

Shkruar nga B.SH

Ndeshja me Kroacinë/ Do të mungojë Hysaj, ndryshimet në

Trajneri i kombëtares shqiptare Sylvinho pritet të bëjë ndryshime në formacion me ndeshjen me Kroacinë.

Sipas UEFA-S Sylvinho ka lënë jashtë fushës Elseid Hysajn i kritikuar në rrjet për veprimin e bërë gjatë ndeshjes me Italinë, ku uli kokën dhe duke i dhënë shansin Italisë për golin e dytë.

Sipas UEFA-S Hysaj mund të zëvëndësohet me Balliun.

Risi pritet të jetë edhe sulmuesi Arbër Hoxha në vend të Seferit dhe Ismajli në vend të Ajetit.

Në fushë pritet të jetë edhe Asani, i cili ishte në pikëpyetje për shkak të një lëndimi muskulor. 

Formacioni i Kombëtares Shqiptare sipas UEFA-s:

Strakosha; Balliu, Ismjali, Gjimsiti, Mitaj; Ramadani, Asllani, Bajrami; Hoxha, Asani, Broja

Kuqezinjtë ndodhen në qytetin e Hamburgut, ku do të mbahet edhe ndeshja.

Stërvitja e fundit do zhvillohet sot pasdite në stadiumin e St.Paulit dhe jo atë Hamburgut ku do të zhvillohet ndeshja, pasi UEFA ka merak gjendjen e fushës që të jetë mirë për ndeshjen e së nesërmes. 

Ndërkohë, në  17:15 do të mbahet konferenca për shtyp e trajnerit Sylvinho dhe kapitenit të ekipit, Berat Gjimshti.

 

Poll