
Sot është dita e madhe për Kombëtaren kuqezi që sfidon Letoninë në një ndeshje vendimtare për kualifikimet e Kupës së Botës 2026. Por, një goditje e rëndë vjen nga stafi mjekësor: Arlind Ajeti, një nga liderët e mbrojtjes, nuk do të jetë në fushë.
Qendërmbrojtësi shfaqi një shqetësim muskulor në kofshën e majtë dhe, pavarësisht përpjekjeve intensive për rikuperim, nuk arriti të jetë gati për këtë përballje të rëndësishme. Ai u stërvit veçmas gjatë ditës së djeshme dhe është monitoruar nga stafi mjekësor i ekipit.
Ndeshja mes Letonisë dhe Shqipërisë do të luhet sot në “Skonto Stadions”, duke nisur nga ora 20:45, ku kuqezinjtë do të kërkojnë me çdo kusht tri pikët për të mbajtur gjallë shpresat për Botërorin. Versus.al







