OPINION /

A ka vërtet BE-ja 400 miliardë euro që mund t'i shpenzojë për mbrojtjen?

Shkruar nga Versus
A ka vërtet BE-ja 400 miliardë euro që mund t'i

BRUKSEL- Fondi i shpëtimit emergjent i Bashkimit Europian– i krijuar në kulmin e krizës së borxhit – mund të jetë përgjigja për lutjet e qeverive: një fond i gatshëm parash që mund të investohet në mbrojtje. Figura të fuqishme të BE-së duket se po imponojnë që Mekanizmi Evropian i Stabilitetit (ESM), me vlerë 422 miliardë euro, të shkojë përtej rolit origjinal në shpëtimin e ekonomive në krizë. Në vend të kësaj, ESM mund të marrë përsipër detyrën e shpërndarjes së kredive të lira për të blerë armë. Ndërsa qeveritë e shohin gjithnjë e më shumë nevojën për ta kthyer kontinentin në një bazë lufte, plani do të ofronte një rrugëdalje për politikëbërësit e Evropës, të cilët po përpiqen dëshpërimisht të gjejnë para. Ata e dinë se duhet të paguajnë; por ata thjesht nuk duan.

Por ka edhe nga ata që e shohin ndryshimin e ESM si një lëvizje për t'iu përgjigjur agresionit të Rusisë më gjerësisht, si për shembull duke ndihmuar me rindërtimin e Ukrainës ose duke ofruar kredi të lira për vende si shtetet baltike. 

Lufta e Rusisë në Ukrainë - një vend që ka ambicie për anëtarësim në Bashkimin Europian - po kalon në vitin e tretë dhe rikthimi i mundshëm i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë rrezikon ta lërë Evropën në hije. Por rritja e borxheve në kryeqytetet më të fuqishme të bllokut, politika e brendshme e çrregullt dhe rregullat e shtrënguara të shpenzimeve nga Komisioni Evropian po kufizojnë aftësinë e BE-së për të mbledhur para shtesë.

Ideja e fondit të shpëtimit është ende në një fazë të hershme. Por mund të jetë potencialisht më e pranueshme për qeveritë sesa sugjerimet e tjera për financimin e mbrojtjes, duke përfshirë gjetjen e parave në buxhetin ekzistues të Bashkimit Europian, përdorimin e aseteve ruse të sekuestruara nga fillimi i luftës, ose lëshimin e eurobonove. Franca dhe shtetet baltike ka të ngjarë të jenë në ballë të mbështetjes së idesë. Por kryeqytetet e tjera insistojnë aktualisht se ESM duhet të mbetet një fond sigurimi për vendet që përballen me krizë ekonomike.

Në fund të fundit, të 20 ministrat e financave të eurozonës do të duhet të bien dakord për çdo ndryshim.

Tashmë s'është më një sekret që BE-ja po kërkon mënyra për të ripërdorur ESM-në. Ndërkohë që ka shpërndarë hua me vlerë rreth 300 miliardë euro për ekonomitë në rënie të Greqisë, Irlandës, Portugalisë dhe Qipros, si dhe ka ndihmuar bankat spanjolle, tani s'po bën më asgjë. Tani ka një fond shpëtimi, por s'ka asgjë që duhet të shpëtohet. Megjithatë, idetë për t'i dhënë një rol të ri deri më tani janë rrëzuar. Vitin e kaluar, Italia vuri veton ndaj një reforme që do ta lejonte ESM të shpëtonte edhe bankat.

Gjatë fjalimit të tij historik për BE-në në prill, presidenti francez Emmanuel Macron la të kuptohet se ESM mund të financojë shpenzimet në një sërë fushash – pa specifikuar mbrojtjen.

Ndryshe nga buxheti i rregullt i BE-së, fondi i ndihmës nuk është thjesht një arkë parash. Huatë që ajo financon nga emetimi i obligacioneve, të cilat garantohen nga një depozitë që paguhet bashkërisht nga anëtarët e eurozonës. Zyrtarët vënë në dukje se vetoja e Italisë mbi reformën e ESM po lë në pritje çdo diskutim të mëtejshëm për funksionin e saj të ri.

Por rimodelimi i ESM-së si një instrument mbrojtës mund të sigurojë një rrugëdalje për kryeministren e krahut të djathtë të Italisë, Giorgia Meloni. Meloni tha në janar se vetoja e Italisë mund të “bëhet një mundësi për ta transformuar këtë instrument në diçka që është shumë më efektive.

Poll