
Vlorë- Një 39 vjeçar i identifikuar si M.H është arrestuar nga policia e Vlorës nën pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri në automjetin e tij tip “Opel”.
Gjatë kontrollit të bërë në mjet, u gjet një armë zjarri tip “pistoletë” me krehër dhe municion luftarak të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të 39 vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.








