MAGAZINË /

Pitbulli mbyt pronarin 56-vjeçar, arrestohet djali i viktimës

Mediat më herët sot raportuan se qeni “pitbull terrier” e kafshoi deri në vdekje pronarin e tij në Novi Sad

Shkruar nga Versus

Pitbulli mbyt pronarin 56-vjeçar, arrestohet djali i viktimës

Policia në Novi Sad njoftoi mëngjesin e së hënës se kanë arrestuar një djalë 24-vjeçar, pasi qeni i tij i rracës “Pitbull” natën e kaluar në apartamentin familjar sulmoi babain e tij 56-vjeçar duke i shkaktuar plagë nga të cilat vdiq. 24-vjeçarit nga Novi Sadi është caktuar masë arresti për 48 orë, në urdhër të prokurorit të përgjithshëm të bazës, dhe më pas do të paraqitet në gjykatë për institucionet.

Mediat më herët sot raportuan se qeni “pitbull terrier” e kafshoi deri në vdekje pronarin e tij në rrugën “Solunska” në Novi Sad. Siç raportuan mediat serbe, ngjarja ndodhi natën e kaluar, dhe shërbimi i shpejtë i ndihmës vetëm konstatoi vdekjen kur arriti në vendngjarje.

"Ekipi mjekësor ndërhyri me prioritet, por mundi vetëm të konstatojë vdekjen e 56-vjeçarit në vendin e ngjarjes – tha zëdhënësi i shërbimit emergjent, Dr. Zoran Krulj.

Poll