POLITIKË /

1 muaj nga rinisja e politikës aktive, Berisha zbulon planin e PD-së për shtatorin

Mesa duket shtatori pritet të jetë muaj "i nxehtë" për skenën politike pasi PD do të organizojë protesta kundër qeverisë.

Shkruar nga Versus

1 muaj nga rinisja e politikës aktive, Berisha zbulon planin e PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë në konferencën e përditshme për shtyp ku dënoncoi sërish atë që e konsideroi “farsë zgjedhore” këtë herë duke thënë se Rama përdori edhe bonuset e pensionistëve për zgjedhje.

I pyetur nga gazetarët për planin e PD-së pas nisjes së politikës aktive në shtator kur edhe Kuvendi rikthen aktivitetin, Berisha tha se qëllimi është largimi i Ramës dhe i qeverisë së tij.

“Opozita dhe shqiptarët duhet ta kenë dhe e kanë të qartë se kurrë me Edi Ramën nuk mund të votojnë si qytetarë të lirë. Largimi i Edi Ramës është kushti i të gjitha kushteve që qytetarët shqiptarë të vendosin me vullnetin e tyre për qeverinë e ardhshme.

Ndaj dhe PD do bëjë çdo gjë për të mobilizuar shqiptarët të qëndrojnë për votën e tyre, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë diasporën, ndaj përfaqësuesve të narkoshtetit në diasporë. Ata janë përfaqësuesit e shtetit armik të votës së lirë të shqiptarëve. Dhe kemi të bëjmë me një diktaturë autokratike, e cila ka si forcë lëvizëse drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve. Ndaj dhe qëndresa e përgjithshme e qytetarëve shqiptarë është rrugëdalja e vetme nga kjo situate”- deklaroi Berisha. Versus.al

Poll