Në mbledhjen e sotme të krerëve të grupeve parlamentare ka patur debate të forta mes Bardhit dhe Ballës. Ndërsa për këtë ka reaguar edhe deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj i cili pohoi se kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla bëri një fyerje jashtë mikrofonit për Gazment Bardhin dhe deputetet gra socialiste as nuk reaguan.
Sipas Gjekmarkajt, Balla iu drejtua Bardhit duke iu shprehur ‘pir*h-pir*h’. Deputeti tha se PS është me standarte të dyfishta kur flet për sjelljen etike pasi për eksponentët e saj nuk merret asnjë masë.
“Unë mendoj që secili është përgjegjës për veten, për retoriken që ndërton! Ju na thoni, ‘fol si duhet, fol ashtu, fol kështu, fole gjatë, fole shkurt, mos bej moral mos bej zhurmë’, po më duket normale që nga pala tjetër të na mësojne se si të sillen deputetet kjo është çështje e secilit, silleni nga arroganca si edukator!
Me beri përshtypje në sallë një fyerje që zoti Balla bëri jashtë mikrofonit dhe zonjat e PS te cilat shtrembëruan fytyrën për fjalët e Bardhit, nuk e dëgjuan aromën akustike te metaforës së Taulant Ballës! Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore! Gjithë kohës jeni me dy standarde dhe zoti Balla duhet të kërkojë falje dhe nuk e kuptoj ketë çmenduri te këtyre, njoftime e procesverbale e ikni me vrap! Mqs jeni lodhur sugjeroj ta mbyllni deri në pranverë këtë parlament pushoni, reflektoni kalon dimri vjen pranvera, shohim e bëjmë!
Me vjen keq për ty kryetar se po ju zhbëjnë, po ju nxjerrin ne prita, ju komandojnë nga poshtë e nga lart! Thonë që për 6 muaj ta zënë vendin! Nuk po bej diversion po konstatoj derexhenë institucionale”, tha Gjekmarkaj. Versus.al







