Kryeministri Edi Rama mbajti konferencën tradicionale me gazetarët në prag të Vitit të Ri duke renditur disa prej fushave ku sipas tij vendi ka shënuar rritje. Duke e nisur me sektorin e ekonomisë, Rama tha se bizneset e reja në vend janë shtuar dhe investimet e huaja janë rritur.
“Jemi në një vit ndër më të mirët me të dhëna shumë pozitive dhe inkurajuese dhe pasrashikohet të mbyllet me rritje ekonomike 3.9%, pra pothuajse 4% që është mbase më e larta për gjithë këtë pellg ku gjendemi ne. Bizneset e reja janë shtuar me afro 11% në 11 mujorin e vitit. Investimet e huaja kanë patur një rritje 10% vetëm në tre mujorin e tretë”- tha ai.
Ndërsa nënvizoi se duke nisur nga viti tjetër rritet paga minimale dhe pensionet të cilat do të kenë rritje të vazhdueshme.
“Paga mesatare në tre mujorin e tretë ka rezultuar 833 euro që është rritje domethënëse. Për pak ditë hyn në fuqi ligji për pagën minimale që shkon 500 euro. Duke filluar nga tetori i këtij viti u krye indeksimi i radhës i pensioneve. Ajo që është më e rëndësishme është se me hyrjen e vitit të ri nis rritja e qëndrueshme e pensioneve përmes një mbështetjeje që do shkojë duke u rritur vit pas viti”- shtoi kryeministri duke përmendur edhe shfirat e rritjes së pensioneve. Versus.al

