Pas çdo foltoreje që Partia Demokratike ka mbajtur para kryeministrisë, kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka reaguar në rrjetet sociale duke ironizuar për pjesëmarrjen.
Njëjtë bëri edhe për foltoren e kësaj të hëne duke publikuar një foto të protestës për të treguar pjesëmarrjen e ulët, pavarësisht se vetë Berisha e nënvizoi më herët se tek njerëzit ka kapluar lodhja dhe zhgënjimi nga politika.
Krahas fotos së publikuar Balla ka shkruar me ironi: “Sot krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin. Edhe unë mendova mos ta nxjerr sot (emoji i bufit) e lënë vetëm, por me kërkesë të publikut duhet transparence”. Versus.al


