
Pas mbi 1 ore e gjysmë, ka përfunduar mbledhja e thirrur nga kryeministrit Edi Rama në selinë e partisë Socialiste ku ishin të pranishëm të gjithë deputetët e këtij qarku së bashku me zv.kryeministren Belinda Balluku e cila është edhe drejtuese e fushatës e cila u anulua pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Mësohet se Rama u ka dhënë porosi deputetëve që të mos e ulin ritmin e takimeve me njerëzit duke theksuar se duhet të jenë gati për në çdo kohë për zgjedhje në kryeqytet.
Më herët, PS kishte dalë me Ogerta Manastirliun si kandidate për bashkinë e Tiranës, por tashmë Kushtetuesja vendosi se zgjedhje nuk do të ketë dhe kryetar bashkie do të vijojë të jetë Erion Veliaj. Versus.al

