POLITIKË /

Anija me 2100 ton mbetje toksike ende në det, ministri Hoxha: Nuk janë kuti kartoni, duhet infrastrukturë e posaçme

Shkruar nga Versus

Anija me 2100 ton mbetje toksike ende në det, ministri Hoxha: Nuk janë

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka folur për anijën 'Molive’ me 2100 ton mbetje toksike të cilat prej ditësh kanë mbërritur me anije në ujërat shqiptare por që akoma nuk është ankoruar në Portin e Durrësit.

Ministri Hoxha u shpreh se po krijohet një infrastrukturë e posaçme në konform të ligjit për tu vendosur këto kontinierë të cilat do të kontrollohen nga policia.

'Urdhri i Prokurorisë i rrethit gjyqësor Durrës ka dalë me datën 27.10.2024 ka qenë ditë e diel, jemi koordinuar plotësisht për zbatimin e këtij urdhri. Ne nuk jemi në periudhat kur urdhrat e Prokurorisë nuk zbatohen, kjo periudhë ka mbaruar nuk është më aktualitet. Në bashkëpunim me Doganën e Policinë së Shtetit po krijohet një infrastrukturë e posaçme konform ligjit të këtyre konteniereve në hapësira publike ku do të kontrollohen nga policia. Janë mbi 102 kontenierë të cilat kërkojnë infrastrukturë të posaçme se nuk janë disa kuti kartoni që mund t'i fshehim këto kontienierë.' është shprehur ministri i brendshëm, Ervin Hoxha./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: