POLITIKË /

“Antiligjor”, Kushtetuesja rrëzon ligjin e miratuar nga PS për ndryshimin e numrit të komisioneve

Duke i lënë 30 ditë afat, Kushtetuesja i kërkon kuvendit kalimin e ndryshimev me procedurë normale dhe jo të përshpejtuar.

Shkruar nga Versus

“Antiligjor”, Kushtetuesja rrëzon ligjin e miratuar nga PS

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Rregulloren e Re të Kuvendit të miratuar me votat e socialistëve ku ishte përcaktuar një ndryshim në numrin e komisioneve parlamentare me kërkesë të kryeministrit Edi Rama.

Kushtetuesja thotë se Kuvendi mund të vendosë vetë mbi komisionet, por mënyrë sesi mbledhjet janë thirrur me procedurë të përshpejtuar është antikushtetuese. Për rrjedhojë, gjykata i lë afat Kuvendit 30 ditë për të bërë ndryshimet sipas procedurës.

Kërkesa për pezullimin e ndryshimeve në rregullore, ishte dorëzuar nga deputetët e Partisë Demokratike. Nga 8, komisionet u shtuan në 11. Versus.al

Poll