POLITIKË /

Audit nga britanikët në bashki, Këlliçi-Veliajt: Pse na duhet kur kemi KLSH? Do të burgosësh vartësit

Sipas Këlliçit marrëveshja për audit në bashkinë e Tiranës, nuk është e domosdoshme në kushtet kur kemi institucione si Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Shkruar nga Versus

Audit nga britanikët në bashki, Këlliçi-Veliajt: Pse na

Ish-deputeti Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij të mbajtur në protestën numër 21 të opozitës para bashkisë Tiranë reagoi edhe për lajmin e bërë publik ditën e djeshme ku kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi se ishte arritur marrëveshja me 2 kompani britanike dhe gjermane që do të bëjnë transparencë të plotë për qytetarët lidhur me filtrin që kalojnë vendimet e marra nga bashkia.

Këlliçi tha se marrëveshja do të kushtojë pasi do të përdoren taksat e qytetarëve ndërsa theksoi se kjo është një përpjekje tjetër e Veliajt për të t’ju lënë fajin vartësve të tij duke i nxjerrë ata si hajdutë të fondeve publike.

“I thotë bashkisë dhe punonjësve që ju jeni hajdutë që ju keni vjedhur dhe edhe pse këta kanë vjedhur taksat tona, sërish përdor taksat tona për të audituar vjedhjet që bëjnë vartësit e tij. Kur kemi KLSH dhe drejtori Antikorrupsioni dhe audit të brendshëm pse na duhet një audit nga britanikët i kontraktuar nga Erion Veliaj? Vetëm për të thënë se vjedhjen nuk e kryen ai por vartësit e tij. Çdo drejtor që vjedh duke u përdorur nga Erion Veliaj, duhet ta kenë të qartë se do jenë në burg”- u shpreh Këlliçi.

Në mbyllje të fjalës së tij, Këlliçi tha se protestat para bashkisë do të vazhdojnë derisa kryebashkiaku Erion Veliaj të dalë para drejtësisë, sipas tij për përfshirjen në aferën “5D” për të cilën në mars u arrestuan disa drejtorë bashkie që kishin përvetësuar fonde të tenderave publikë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: