POLITIKË /

Berisha denoncon një meme si nen të vërtetë në Kodin Penal për “martesat me zor”

Por në të vërtetë, asgjë nga ato që lexoi Berisha nuk është pjesë e Kodit Penal.

Shkruar nga Versus

Berisha denoncon një meme si nen të vërtetë në Kodin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp, ka shpërthyer në kritika ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke lexuar me indinjatë një "nen" të supozuar nga drafti i ri i Kodit Penal, që sipas tij, parashikon burg për nënat që nxisin vajzat e tyre të martohen.

“Imagjinoni tani… Ju jeni me fat që jeni të martuara. Po të ishit beqare, nënat tuaja do rrezikonin burgun tre vjet, vetëm pse ju thoshin ‘bijë e nënës, koha është për t’u martuar’, siç e thotë çdo nënë për vajzën apo djalin e vet,” u shpreh Berisha para gazetarëve, duke e konsideruar “absurd” atë që ai mendonte se ishte një nen real.

Por në të vërtetë, asgjë nga ato që lexoi Berisha nuk është pjesë e Kodit Penal.

"Neni" në fjalë është një meme satirike që po qarkullon në rrjetet sociale, dhe që ka ngatërruar jo pak përdorues — mes tyre edhe liderin e opozitës.

Në fund të konferencës, bashkëpunëtorët e tij i dorëzuan një letër me një shënim, ndoshta për ta informuar mbi gafën, por Berisha nuk bëri asnjë koment shtesë dhe e mbylli konferencën.

Berisha denoncon një meme si nen të vërtetë në Kodin
Neni meme që po qarkollon në internet

 

 

Poll