POLITIKË /

Berisha feston ditëlindjen, poston foto me bashkëshorten: Vjeshta, stina kurorë e jetës sime

Shkruar nga Versus
Berisha feston ditëlindjen, poston foto me bashkëshorten: Vjeshta,
Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij, Liri Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha mbush sot 81 vjeç. Nëpërmjet një fotoje të publikuar në rrjetet sociale ku shfaqet me bashkëshorten e tij, Liri Berisha, ish-kryeministri shpreh mirënjohjen ndaj miqve, familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij për mbështetjen e dhënë.

Ndërsa e cilëson vjeshtën “stinën kurorë” të jetës së tij.

“Sot 81 vjeç! Mirënjohje të pakufishme Zotit të Madh, familjes time, miqve, bashkëpunëtorëve, dashamirësve dhe mbështetësve të betejave të mia që me dashurinë, ndihmën, guximin e përkushtimin e tyre ma bëjnë vjeshtën, stinën kurorë të jetës time!”- shkruan Berisha.

Ndërsa nuk kanë munguar as urimet nga zyrtarë të PD, mes të cilëve edhe Agron Gjekmarkaj  i cili e uron të ketë energji të njëjtë si në ditët e para të pluralizmit. Versus.al

Poll