Gjatë raportimit të veprimtarisë së SPAK për vitin 2024 krahasuar me vitin 2023, kreu i SPAK, Altin Dumani foli edhe për korrupsionin në administratën publike.
Sipas të dhënave të lexuara prej tij, abuzimi me tenderat dhe pastrimi i parave kanë shfaqur rritje të fortë gjatë viteve 2023-2024 në administratën publike duke treguar abuzim të vazhdueshëm me fondet publike të qytetarëve.
“Të dhënat për veprat penale në fushën e korrupsionit tregojnë nivel të lartë dhe me ndikim të drejtëpërdrejtë në qeverisjen publike. Veprat me rrezikshmëri më të lartë, rezultojnë pastrimi i parave dhe shkelja e barazisë në tendera të cilat shfaqin rritje të fortë gjatë 2023 dhe 2024 duke treguar abuzim të vazhdueshëm me fondet publike dhe përfshirjen e subjekteve fiktive. Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike ruan trend të lartë stabël duke dëshmuar përhapje të praktikave korruptive në administratën publike. Ndërkohë ushtrimi i ndikimit të paligjshëm mbetet formë tipike e ndërhyrjes në vendimmarrjen publike. Veprat e korrupsionit në nivelet e larta, megjithëse paraqesin ulje relative në vitin 2024 mbeten krime me rrezik të lartë strategjik pasi cënojnë besimin publik tek shteti”- tha Dumani. Versus.al







