Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar drejtuesin e PS-së për Diasporën Taulant Ballës. Sipas tij, Balla ka manipuluar procesin zgjedhor të 11 majit duke future njerëzit e tij brenda sistemit të dërgimit të votave nga jashtë.
Ai ka publikuar foton e një punonjësi postar Sinan Patozi, dyje përpunuar zarfet e votave të Diasporës shoqëruar me një foto përbri me Taulant Ballën.
“Sot këtu kemi sjellë disa foto dhe video, që faktojnë se patronazhisti është personi që merr në dorë votën e diasporës. I cili drejtohet direkt nga famëziu Taulant Begojaris. Ja ku e keni. Krenar njëri me tjetrin për krimin që kryejnë. Ja ku është. Votat në duart e partisë së krimit. Ky është vetëm një episod, ose një dëshmi, një fakt. Ekzistojnë të tjera në të cilat votat e diasporës u shtetëzuan dhe u manipuluan në shkallën që deshi, partia e krimit. Në shkelje të plotë të kontratës, dhe sigurisht ka vetëm një konkluzion: këto zgjedhje nuk mund të njihen kurrë. Detyra themelore e çdo demokrati dhe demokrateje është, rikthimi i të drejtës së votës së lirë, largimi i Edi Ramës nga pushteti, qeveria teknike dhe vota e lirë”, tha Berisha në konferencën e përditshme për mediat.
Berisha akuzoi Postën Shqiptare se është përfshirë në këtë proces, duke ndikuar në favor të socialistëve.
“Së pari ju e shikoni njeriun e Taulant Ballës, jo me një votues por me punonjës të DHL-së. Ju e patë personin, edhe në takim me Taulant Ballën edhe në foto dhe kjo dëshmon qartë për duart e zeza të Partisë së krimit brenda DHL-së. Këtu jemi brenda DHL-së, punonjës, jemi brenda. Tani, cila pikë e kontratës është shkelur, është shkelur pika kryesore e kontratës; nuk mund të kishte subkontraktor. Dhe subkontraktimi u shkel pikërisht për tu nënkontraktuar kompanitë që punuan ngushtë me PS-në, përfshirë Postën Shqiptare që shtriu duart në këtë proces. Pra shkeljet janë flagrante. Ka shumë shkelje të tjera. Ky që e shihni ju me këto, i fut në një zyrë tjetër dhe i mbush vetë. Shihe. Kështu që kjo tregon se nuk ishte proces, por ishte një gjë që u bë në zyrat e partisë, nga njerëz të partisë. Të paguar janë, një pjesë janë të paguar. Kanë marrë pjesë dhe ish-zyrtarë dhe zyrtarë të ambasadave. Asnjë nga këto të mos ishte, mjafton implikimi i postës shqiptare dhe ikën ai proces. Kurrë ne nuk do të ftonim të votonim me një postë që kalon nga Posta Shqiptare. Ajo dihet se kush kalon në postën shqiptare”- tha Berisha. Versus.al







