
Përpara ambienteve të Prokurorisë së Posaçme ku ka shkuar për të zbatuar masën e sigurisë “Detyrim Paraqitjeje” për çështjen Partizani, ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar gjyqtaren Irena Gjokën.
Duke e cilësuar si “Irena me 5 mbiemra”, Berisha akuzon Gjokën si falsifikuese dhe këtë akuzë e bazon në një kontratë.
Ai vijoi duke akuzuar zyrtarë të qeverisë aktuale se kanë mbrojtur dhe legjitimuar këtë kontratë:
“Ajo ka kontratën më të ccuditshme në Shqipëri, rajon e evropë. Kjo kontratë është pranuar si dokument zyrtar megjithëse s’ka noterizim. Është pranuar si dokument zyrtar nga drejtorët e Edi Ramës për të justifikuar paratë e saj të krimit dhe për ta mbajtur në shërbim. Kontratë qiraje, e lidhur në Fier më 13 shkurt 1996.
Kjo kontratë turpëron edhe shtetin e Gomarit.
Sipas tij, ky detaj është prova e qartë e falsifikimit:
“Hartohet në pajtim me nenet 801, 825 të kodit civil. Kodi Civil I miratuar më 1994 ka patur gjithsej 280 e ca nene. Ja ku e keni kodin Civil. Kodi Civil i miratuar pak vite më parë është me 800 deri në 1000 nene. Irena me 5 mbiemera, paraqet një kontratë të firmosur në ’96 sipas një kodi civil në 2015.”
Gazetarja: Pra aludoni se është I falsifikuar
Berisha: Po çfarë mund të jetë tjetër? Kontrata është pa noter.
Berisha akuzoi më tej se gjyqtarja Gjoka po mbrohet prej 15 muajsh nga emra të lartë të drejtësisë dhe politikës:
Kjo kontratë, falso, është pranuar nga drejtorët e Edi Ramës si dokument i vërtetë. Megjithëse ata janë drejtuar tatimeve të Fierit. A ekzistojnë dokumente për këtë shumë prej 60 milionë lekësh para të pista të Irenës me 5 mbiemera. Tatimet thonë se s’ka gjurmë.
Çfarë bëjnë drejtorët me 5 mbiemra? Drejtorët e pranojnë dhe i thonë irenës me 5 mbiemra, shko paguaj tatimet që si ke paguar tatimet nga ’96 prej 60 mijë eurosh. Drejtorët pranojnë një dokument falso, i kërkojnë të paguajë dhe taksën, bëhen bashkëpunëtorë të Irenës me 5 mbiemra.
Prej 15 muajsh mbrohet nga Altin Troplini, nga Olsi Çela dhe Ulsiu i cili fut dokumenta në çantën Luiss Viton. Prej 15 muajsh tallet Irena me ta. Dhe këta nuk guxojnë për shkak të keqpërdorimit të saj dhe shërbimeve që u ka kryer…”- tha Berisha.







