
Kuvendi mblidhet sërish sot pas disa javësh pushime dimërore për ligjvënësit. Punimet e sesionit të ri parlamentar nisin në orën 17:00.
Partia Demokratike vijon me kërkesat e saj për mbledhjen e këshillit të mandateve sa i takon çështjes së imunitetit për zv.kryeministren Belinda Balluku. Ndërkohë kanë mbetur pezullur edhe dy reformat ë rëndësishme, ajo Zgjedhore dhe ajo Territoriale.
Socialistët kërkojnë që këto dy reformat të mbyllen brenda korrikut në mënyrë që zgjedhjet vendore të 2027-ës të bëhen me Kod dhe hartë të re. Por demokratët kanë deklaruar se do të bojkotojnë në kuadër të aksionit të ndërmarrë për rrëzimin e qeverisë. Socialistët kanë bërë të qartë se do të presin një reflektim nga demokratët deri në fillim të sesionit të ri, përndryshe do të kalojnë në zbatimin e planit të tyre. Versus.al

