POLITIKË /

Dhëndri i Trump projekt 1 mld dollarë për Sazanin, Rama: Kemi nevojë për super luks, siç shkretëtira ka nevojë për ujë

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar për ‘Financial Times’ projektin prej 1 miliard dollarë që dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner ka për në ishullin e Sazanit.

Shkruar nga B.SH
Dhëndri i Trump projekt 1 mld dollarë për Sazanin, Rama: Kemi
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar për ‘Financial Times’ projektin prej 1 miliard dollarë që dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner ka për në ishullin e Sazanit.

'Ne kemi nevojë për super luks, ashtu si një shkretëtirë ka nevojë për ujë” është shprehur Rama për Financial Times.

Ai shton më tej se investimi në Shqipëri është ndryshe nga Serbia ku negociator i projektve është ish i dërguari special të Shtete te Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë -Serbi, Richard Grenell   

''Kushner dhe Grenell bënë ofertën në Shqipëri përpara se të ktheheshin për të investuar në Serbi. I vetmi ndryshim është se në Shqipëri ishte Kushner, jo Grenell, ai që bëri qasjen fillestare”.

“Në Serbi sigurisht që Grenell ishte prezantuesi, por këtu jo” shprehet Rama.

Në mars të këtij viti Rama gjatë një podcati në rrjete sociale e cilësoi këtë projekt si serioz dhe sipas tij Sazani është pika ku Shqipëria mund të shkruajë kartëvizitën në Mesdhe.

Ai shtoi se ka pasur 3-4 kërkesa të tjera Sazanin por që nuk është paraqitur asnjë gjë kontkrete nga ata.

‘Sot jemi në kohën kur Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump propozon një projekt për ndërtimin e resorteve luksoze në Sazan. Sot jemi në kushtet që kemi një aplikim nga Sazani. Të shohim! Natyrisht është një aplikim serioz nga një grup jashtëzakonisht i njohur.’ u shpreh Rama gjatë podcastit.

Ishte media amerikane Bloomberg e cila raportoi e para se kompania ‘Affinity Partner’  e Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump, planifikonte mbi 1 miliard dollarë investimesh pronash në Ballkan, duke përfshirë një eko-resort luksoz në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec.

Firma me bazë në Miami po shikon transformimin e ishullit të Sazanit në Shqipëri, më parë një bazë ushtarake, në një komunitet luksoz eko-resort të markës Aman, shkruante më tej Bloomberg.

Për më tepër shtonte më tej kjo medie  Affinity planifikon të zhvillojë Gadishullin e Zvërnecit në Shqipëri, duke synuar të prezantojë disa resorte kryesore me afro 10,000 njësi vilash dhe dhoma hoteli.

Kushner, në një intervistë po për këtë medie shprehu admirimin e tij për ishullin e Sazanit, duke e përshkruar atë si një nga brigjet më të pacenuara dhe unike në botë.

“Sazani është unik dhe i pacënuar. Nuk kam parë si ai ishull në asnjë vend tjetër në botë”, është shprehur Kushner për Bloomberg./ Versus.al

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: