Mes planeve për Operatorin Kombëtar për furnizimin me ujë, kryeministri Edi Rama foli edhe për heqjen e depozitave nga pallatet duke thënë se rrezikojnë të shkaktojnë katastrofa.
“Kjo është dhe koha për të nisur me planin e heqjes së depozitave që janë kthyer në pesha të jashtëzakonshme mbi pallate të ndërtuara ku e ku më parë dhe që largqoftë mund të bëhen dhe burim katastrofash".
Rama tha se të gjithë qytetarët që paguajnë, kanë të drejtë që ankohen për mungesën e ujit në banesa. Ndërsa tha se për personat që vjedhin ujin, duhet të privohen nga liria njëjtë siç ndodhi me abuzuesit e energjisë elektri
“Ajo çfarë po bëjmë me këtë fazë të dytë të reformës është të garantojnmë në shërbimim me ujë suksesin që garantuam me shërbimin me energji elektrike. Dhe siç sot furnizimi me energji nuk është më një problem, pasiguri apo ankth dhe alarm, ashtu të jetë në Shqipërinë 2030 furnizimi me ujë. Njësoj siç bëmë me energjinë, ka ardhur koha që të bëjmë me këtë operator kombëtar, i cili do të jetë sinergjia e 15 shoqërive ekzistuese dhe me organet e tjera ligjzbatuese vendosjen e vijës së kuqe që fatkeqësisht bashkitë nuk e vendosën asnjëherë mes atij që paguan dhe atij qe vjedh ujin. Ai që paguan ka të drejtën të vëjë kujën se pse nuk e merr ujin.
Ndërsa ai që e vjedh duhet të penalizohet me heqje lirie, siç ndodhi me ata që vjedhën energjinë elektrike. U tregua një përrallë e gjatë që u kthye në një të vërtetë që iu hoq liria atyre që nuk paguan energjinë. Jo nuk është e vërtetë. Atyre iu pre energjia se një gjë është të mos e paguash dhe një gjë është ta vjedhësh. Siç krijuam Task forcën e energjisë, do krijojmë edhe atë të ujit. Do punojmë fort që të respektojmë shumicën e popullit që paguan rregullisht ujin dhe që meriton shërbim më të mirë. Nuk mundet që shumica të paguajë edhe për pakicën dhe të vuajë se pse një pakicë do të marrë qyl një mall që ka koston e vet"- u shpreh Rama. Versus.al







