Kreu i qeverisë, Edi Rama, nga Shkodra ku edhe prezantoi kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit foli edhe për Reformën në Drejtësi dhe zyrtarët e inkriminuar.
Ai theksoi se kushdo që devijon nga rruga e Partisë Socialiste për të përfituar në kurriz të qytetarëve, duhet të ndëshkojë dhe të shkojë aty ku e ka vendin.
“Ne e kemi shumë të qartë vijën. Kush është këtu për qëllimin e përbashkët, është i nderuar. Kush devijon nga rruga për qëllimin e përbashkët dhe e përdor fuqinë që i jep populli përmes PS për të bërë punë jo të ndershme mbas shpinës tonë, të shkojë aty ku e ka vendin.
Është shumë e thjeshtë, nuk ka asgjë për të pasur dyshime e dilemma. Por kjo është propagandë e vazhdueshme. Gjithsesi besoj që ne jemi jo vetëm në kohën dhe vendin e duhur, por forca e duhur për të realizuar qëllimin e madh të anëtarësimit në BE, pastaj të tjerat duhet dhe do të trajtohen deri në nivelin individual të deputetit me qytetarin”- u shpreh Rama. Versus.al








