POLITIKË /

"Duhen rezultate me reformat", Marta Kos: Të përfshihet edhe kuvendi në negociatat për anëtarësim në BE

Sipas Marta Kos është thelbësore që reformat e ndërmarra si ajo në drejtësi, të japin rezultat në mënyrë që vendi të përparojë me negociatat për anëtarësim në BE.

Shkruar nga Versus

"Duhen rezultate me reformat", Marta Kos: Të përfshihet edhe

Komisionerja për zgjerimin e BE, Marta Kos e cilësoi “mbresëlënës” përparimin e Shqipërisë sa i takon çeljes së grupkapitujve për negociatat e anëtarësimit. Ajo vlerësoi ekipin e vendit tonë dhe kërkoi që të vazhdohet me këtë ritëm.

Por vuri theksin për rezultate në reformën në drejtësi si dhe përfshirjen e parlamentit dhe shoqërisë civile në këtë proces të anëtarësimit.

“Shpejtësia e Shqipërisë është mbresëlënëse. Ende nuk kam bërë një vit në këtë detyrë dhe është hera  e katërt që hapim kapitujt. Kjo na çon në 5 grupkapituj dhe 28 kapituj të çelur. Ka mbetur edhe një dhe s’kam dyshim që do ta bëjmë këtë gjë së shpejti. Shtetet anëtare janë të përkushtuar që të shënojnë progress kur të përmbushen kriteret. Po të përdorja termin, do të jetë më shpejt, lart e fort dhe një punë në ekip. Ka një trekëndësh të fortë që mbështet procesin e zgjerimit në tërësi. Ky rezultat është rrjedhojë e punës së autoriteteve shqiptare që kanë çuar para reformat, dhe sidomos gjatë këtij viti. Reformat që u kërkojnë kandidatëve kërkojnë ndryshime themelore. Vendi juaj po tregon se mund të bëhet. Dhe se BE e shpërblen këtë ndryshim pozitiv. Vazhdoni kështu me këtë ritëm duke u siguruar që të përfshini parlmentin, shoqërinë ciivle …. Sidomos për fusha kritike si reforma në drejtësi pavarësia gjyqësore. Në momentin që të çelim të gjithë, do të nisi menjëherë që t’i mbyllim sa më shpejt dhe brenda 2027. Agjenda e gjelbër, reformat që përmban ndihmojnë që rritja ekonomike e Shqipërisë të shkrojë krah për krah me mbrojtjen e pasurisë natyrore të Shqipërisë.”- u shpreh Kos ndër të tjera. Versus.al

Poll