POLITIKË /

"Foltore para qeverisë", PD mban sot protestën e dytë, kërkohet dorëheqja Ramës! Policia merr masat

Shkruar nga Versus

"Foltore para qeverisë", PD mban sot protestën e dytë,

Partia Demokratike mban sot në orën 18:00 foltoren e dytë para godinës së kryeministrisë ku kërkon dorëheqjen e Edi Ramës nga posti i kryeministrit.

Ashtu si të hënën e kaluar, Partia Demokratike u ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen para kryeministrisë. Herën e kaluar para qytetarëve të mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mbajti fjalim edhe kryedemokrati Sali Berisha i cili deklaroi se protestat e tilla do të vijonin derisa të kulmonin me thirrjen e një proteste të madhe kombëtare.

Për protestën e sotme që pritet të zgjasë deri në orën 20:00, policia ka marrë masat e nevojshme me qëllim mbarëvajtjen e tubimit. Kështu disa akse do të bllokohen. 

"Nga ora 14:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;

-Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”- njofton policia. 

Pas protestës së organizuar të hënën që shkoi, pati kritika në rrjet për shkak të numrit të ulët të pjesëmarrësve, madje këtë gjë e theksoi edhe kryeministri Edi Rama në fjalën që mbajti në Kuvend për prezantimin e projektbuxhetit 2026. Versus.al

Poll