POLITIKË /

"SPAK ka nën shënjestër Ramën", Shehaj: Mes tyre ka nisur një përplasje e heshtur

Shkruar nga Versus
"SPAK ka nën shënjestër Ramën", Shehaj: Mes tyre
Edi Rama, Agron Shehaj

Kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj ka deklaruar në emisionin “Kjo Javë” se kryeministri Edi Rama është nën ‘lupën’ e SPAK. Sipas deputetit, ka një vullnet dhe këmbëngulje të ndërkombëtarëve që të korruptuarit të dalin para drejtësisë.

Më tej ai shtoi se mes SPAK dhe kryeministrit ka patur një përplasje “të heshtur” që pasi Rama paralajmëroi prokurorët që të mos tentonin t’i kërkonin telefonin.

"Ditën që do të shohim përplasjen mes SPAK dhe qeverisë, do të kuptojmë që drejtësia po vepron dhe nuk pyet për asnjë. Nisi kur Rama tha guxoni të më merrni telefonin, aty ishte fillimi i përplasjes që ka ndodhur në heshtje deri tani. Para pak ditësh Rama tha që kanë marrë peng Veliajn, që është një akuzë shumë e rëndë ndaj SPAK-ut. Drejtësia ka vetëm një mundësi për të luftuar korrupsionin, të shkojë tek Rama. Për këtë jam i bindur. Ka një vullnet dhe këmbëngulje ndërkombëtare që të korruptuarit duhet të dalin para drejtësisë."-tha Shehaj.

I pyetur për mundësinë e një qeverie teknike, Shehaj u shpreh totalisht kundër duke nënvizuar se janë të nevojshme zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Absolutisht jo, sepse nuk jemi gati të ulemi apo të bëhemi pjesë me askënd. Me këta politikanë të korruptuar me të cilët të krijojmë qeveri. Duam që në Shqipëri të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, kush është më i zoti të marrë më shumë vota. Nëse duan qeveri tranzitore ta gëzojnë.”-tha ai. Versus.al

Poll