POLITIKË /

PD protestë para kryeministrisë, Berisha: Jemi para pallatit të kr*mit shtetëror

Shkruar nga Versus

PD protestë para kryeministrisë, Berisha: Jemi para pallatit të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nisi fjalën e tij para protestuesve demokratë para kryeministrisë. Ai akuzoi se demokratët po përballen me kufizimin e fjalës së lirë në kuvend prandaj përmes foltores së ngritur do të thonë fjalën e tyre.

“Liria është si lum që po guxove ta bllokosh, do të çajë një kanal. Jemi sot para pallatit të krimit shtetëror ndaj shtetit shqiptar. Para pallatit të krimit njerëzor të shqiptarëve, që me qëndrimet e tij përzuri nga Shqipëria, në vitet e qeverisjes, më shumë se çdo pushtues i egër i tërë historisë kombëtare”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD-së tha se ndodheshin para pallatit (kryeministrisë) që me një krim monstruoz ndaj shqiptarëve, i zotëroi ata dhe i ktheu 100 vite mbrapa. Përpjekjet e opozitës për zgjedhje u përballën me tonelatat e eurove të drogës. U përballën me ushtrinë terroriste të patronazhistëve, terroristët e votës.

“U përballën me të gjithë burimet financiare, njerëzore, të gjithanshme të shtetit mafioz, të narko-shtetit, vetëm e vetëm se rotacioni, largimi nga pushteti i tyre është më i madhi nga krimet që kanë kryer. Nuk ka javë që përfaqëson ose paraqet më qartë fytyrën e urryer të narko-shtetit shqiptar”, u shpreh Berisha.

Protesta e PD-së nisi disa minuta me vonesë, ndryshe sa ishte parashikuar, për shkak se protestuesit u mblodhën rreth orës 18:20.

Poll