POLITIKË /

Nuk u kandidua nga PS për deputet, mjeku shqiptar në Britani i bashkohet Nigel Farage në partinë kundër emigrantëve

Shkruar nga Versus

Nuk u kandidua nga PS për deputet, mjeku shqiptar në Britani i

Kristo Papa, mjeku shqiptar që prej vitesh punon e jeton në Londër para pak kohësh u bë pjesë e Akademisë Politike të PS me dëshirën për të qenë kandidat për deputet nga diaspora.

Megjithatë socialistët nuk e përfshinë në listën finale të kandidatëve. Kardiologu nuk hoqi dorë nga politika dhe tashmë ka bërë një zgjedhje të guximshme duke iu bashkuar partisë së ekstremit të djathtë në Britani, “Reform UK” e Nigel Farage i cili është bërë kryetemë e mediave me përplasjen në distancë me kryeministrin Edi Rama duke i kërkuar këtij të fundit të marrë mbrapsht emigrantët ilegalë shqiptarë të përfshirë në krime.

Papa kandidon për t’u bërë këshilltar bashkiak i kësaj partie për zonën High Barnet në veri të Londrës. Posteri shoqërohet me foton e Dr. Kristo Papës me nënshkrimin “Votoni Reform UK, ne mund ta ndryshojmë Barnet”. Ndërsa në njoftimin e bërë dega e Reform UK për Barnet thotë se:

“Reform UK është krenare të prezantojë Dr. Kristo Papa, kandidatin tonë të ri për High Barnet, dhe nëse Reform UK merr besimin për të drejtuar Barnet në majin e ardhshëm, Dr. Papa do të shërbejë si Anëtar i Kabinetit për Shëndetësi & Shërbime Sociale për të Rritur — duke sjellë përvojë të pakrahasueshme, lidership të lartë dhe një kuptim të thellë të kujdesit ndaj pacientit në një shërbim që ka nevojë urgjente për reformë, integritet dhe llogaridhënie.

Me udhëheqjen e tij, mund të kthejmë më në fund shërbimin e dëmtuar të kujdesit social për të rritur në Barnet, të rivendosim mbështetjen e duhur për banorët vulnerabël dhe të rindërtojmë një shërbim që është i sigurt, efikas dhe i dhembshur. Një votë për Reform UK në Barnet është një votë për ekspertizë të vërtetë, ndryshim të vërtetë dhe lidership të vërtetë. Së bashku, mund ta kthejmë Barnet për më mirë”.

Mbetet e paqartë përse Papa ka vendosur të kandidojë nën siglën e një partie me theks të qartë kundër emigrantëve veçanërisht kundër shqiptarëve. Versus.al

Poll