POLITIKË /

Rama takohet me drejtorin e "Qatar Airways": Ishallah do të kemi fluturime për në Tiranë

Shkruar nga Versus

Rama takohet me drejtorin e "Qatar Airways": Ishallah do të kemi

Kryeministri Edi Rama që prej ditës së djeshme ndodhet në Katar ku u takua edhe me kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.

Së fundmi ai ka publikuar në rrjetet sociale disa foto nga takimi me Badr Mohammed Al-Meer, drejtorin e përgjithshëm të “Qatar Airways” ndërsa shprehet se shpreson që së shpejti edhe kompania prestigjoze të ketë udhëtime për në Tiranë.

“Doha, Katar – Me Drejtorin e Përgjithshëm të Qatar Airways, Ing. Badr Mohammed Al-Meer, folëm për hyrjen e kompanisë prestigjioze në Shqipëri dhe ishallah do të kemi së shpejti  fluturimet e Qatar Airways për Tiranë”- shkruan Rama. Versus.al

Poll