POLITIKË /

FOTOT / Surpriza, Rama e Vuçiç krah për krah në Pragë

Takimi erdhi vetëm pak orë pasi Rama deklaroi në Pragë: "Rusia, mund të jetë vërtetë problem është në pjesë të tjera të Ballkanit, dhe ndaj na duhet që Serbia dhe Kosova të dalin nga konflikti, dhe na duhet ta mbajmë Serbinë sa më shumë në anën tonë.” 

Shkruar nga Versus

FOTOT / Surpriza, Rama e Vuçiç krah për krah në

Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, u takuan mbrëmjen e së kësaj të premte në Pragë gjatë darkës së organizuar për liderët në kuadër të punimeve të samitit vjetor GLOBSEC.

Takimi erdhi vetëm pak orë pasi Rama deklaroi; 

"Rusia, mund të jetë vërtetë problem është në pjesë të tjera të Ballkanit, dhe ndaj na duhet që Serbia dhe Kosova të dalin nga konflikti, dhe na duhet ta mbajmë Serbinë sa më shumë në anën tonë”. 

E si për të forcuar këtë deklaratë, dy krerët e ekzekutivit kanë qenë krah për krah dhe në darkën e shtruar. 

FOTOT / Surpriza, Rama e Vuçiç krah për krah në

Në fotot e shpërndara nga Vuçiç, shfaqen momentet nga darka e përbashkët me Kryeministrin Rama dhe persona të tjerë, ku dy liderët ballkanikë shfaqen ulur krah njëri-tjetrit.

Krahas fotografive të postuara Vuçiç është shprehur se në samitin e Pragës do të diskutohen çështje si stabiliteti global dhe zhvillimi teknologjik, ndërsa ka shtuar se Serbia do të përfshihet në dialogun me qëllim krijimin e një të ardhmeje më të begatë.

FOTOT / Surpriza, Rama e Vuçiç krah për krah në

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: