I pyetur nëse do ketë penalizime për partitë politike lidhur me gjuhën denigruese që po përdoret gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 11 majit, Celibashi u shpreh se institucionalisht KQZ nuk ka shumë në dorë.
Kreu i KQZ tha se nuk bëhet fjalë për hapësirë ku mund të ndërhyjë institucioni, por se qytetarët me anë të votës së tyre duhet të tregojnë qëndrimin që kanë mbi gjuhën e përdorur nga liderët politikë.
“Çfarë t’ju them, t’ju them që ata nuk dëgjojnë? Ju doni të dini se çfarë mund të bëjë KQZ, por nuk mund të bëjmë më shumë sesa kemi bërë për këtë çështje. Në vendet e demokracive perëndimore janë votuesit ata që e japin gjykimin për çdo mënyrë të bërjes së fushatave elektorale. Pra nuk është çështje institucionesh, por qytetarët e tregojnë nëse ajo çfarë kanë bërë ka qenë apo jo e përshtatshme”- tha Celibashi.
Kujtojmë se përgjatë kësaj fushate, etiketimet e vazdueshme nga palët politike nuk kanë pasur të ndalur, kryesisht edhe në kampin e socialistëve ku kreu i qeverisë Edi Rama shpesh herë është kritikuar edhe nga qytetarët me komente në rrjete sociale sa i takon gjuhës së përdorur ndaj opozitës me etiketime si “bufi, këneta, zhapikë, autikë, çyrykë etj. Versus.al








