POLITIKË /

Greqia ‘në luftë’ me zjarret, Shqipëria i shkon në ndihmë! Ja sa mjete dhe zjarrfikës do të angazhohen

Pavarësisht vështirësisë dhe mungesës së mjeteve për të shuar zjarret në vendin tonë, Shqipëria është gjendur e gatshme për të ndihmuar vendin fqinj në situatën ku ndodhet sa i takon zjarreve masive që po shkrumbojnë pyje të tëra.

Shkruar nga Versus

Greqia ‘në luftë’ me zjarret, Shqipëria i shkon

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë i është përgjigjur menjëherë kërkesës së autoriteteve greke për ndihmë në shuarjen e zjarreve, që vijojnë prej tre ditësh në Xilocastro të Peloponezit.

Nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, në operacionet për shuarjen e zjarreve në Greqi do të angazhohen 30 zjarrfikës dhe 5 automjete zjarrfikëse nga Shqipëria.

Efektivët zjarrfikës nga Shqipëria do të angazhohen në bazë të nevojave të paraqitura nga vendi fqinj dhe do të qëndrojnë aty deri në stabilizimin e situatës. Shqipëria, si anëtare e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile është përherë e gatshme të ndihmojë aleatët dhe partnerët e saj në raste e fatkeqësive natyrore. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: