
Komisioni Hetimor për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS miratoi dje raportin përfundimtar të përpiluar nga deputetët e mazhorancës, pasi nuk ranë dakord të votonin raportin e nxjerrë nga opozita. Raporti do t’i dorëzohet Kuvendit për votim.
Por ajo çfarë ra në sy është se përtej faktit që mazhoranca dhe opozita nuk u dakordësuan për të dalë me një raport të përbashkët lidhur me hetimet e komisionit për çështjen e të dhënave në sistemin TIMS, deputetët ishin të gjithë dakord për të votuar marrjen e një page shpërblim për orët shtesë në komision.
“Duke ju falënderuar për punën, propozimi është për të marrë një vendim të ndërmjetëm për të marrë një page shpërblim për shkak të orëve shtesë”, tha Salianji, propozim i cili u miratua menjëherë nga deputetët pa asnjë diskutim. Versus.al








