POLITIKË /

I përmendi 500 mijë eurot e avokatëve 'shpërthen' Berisha: Taulant Balla prostitutë politike! Përdor bandën e Elbasanit ndaj kundërshtarëve politike

Situata u nxeh edhe më shumë kur kryedemokrati Sali Berisha lëshoi akuza drejt ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, për të cilin u shpreh se kishte marrë 500 mijë euro nga të ashtuquajturit "çunë të Londrës". Në përgjigje, ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i ktheu akuzat Berishës, duke thënë se ai kishte paguar një zyrë avokatie në Londër për të hequr non gratën e tij.

Shkruar nga Versus

I përmendi 500 mijë eurot e avokatëve 'shpërthen'

Një deklaratë e fortë e Taulant Ballës në seancën parlamentare të sotme ka shkaktuar tension të madh mes anëtarëve të pozitës dhe opozitës.

Situata u nxeh edhe më shumë kur kryedemokrati Sali Berisha lëshoi akuza drejt ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, për të cilin u shpreh se kishte marrë 500 mijë euro nga të ashtuquajturit "çunë të Londrës".

Në përgjigje, ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i ktheu akuzat Berishës, duke thënë se ai kishte paguar një zyrë avokatie në Londër për të hequr non gratën e tij. Balla shtoi se e njëjta zyrë avokatie ka mbrojtur edhe kriminelë serbë kundër UÇK-së.

''O Sali, dëgjo këtu. Bëre llogaritë e Veliajt, sa për ato llogari, ato deri më tani janë dyshime. O Sali jep përgjigje popullit thuaj ku i ke gjetur ti, 500 mijë euro në Londër të zyra avokatare që mbrojnë kriminelët serbë kundër UÇK. Thuaj cik shqiptarëve ku i ke gjet 500 mijë euro, meqë akuzon Ulsiun, apo t’u kujtuan 500 mijë eurot e tua dhe ja faturove Ulsiut. Nuk paguan qeveria shqiptare fature avokatie. PS do vijojë të ketë standard, çdo i akuzuar avokatin ta paguajë vet, por prezumimi i pafajësisë është element kryesor,''- tha Balla ndër të tjera.

Por përgjigjen Berisha ia dha jashtë deputetit Balla të cilin e ofendoi duke e quajtuar 'prostitutë politike' i cili përdor bandat e Elbasanit për goditur kundërshtarët e tij politik. 

Berisha: Ju e dëgjuar Taulant Begoyarisin që bëri një deklaratë për pagesat që kam bërë unë në Angli për avokatin.

Tani përgjigja ime: Çdo qindarkë e paguar për të bërë transparencë nga unë dhe familja ime, është bërë në rrugë bankare.
Çdo qindarkë është deklaruar në ILDKPI. Asgjë pa deklaruar.

Çdo qindarkë është tatuar dhe e ardhur nga burime të ligjshme dhe të deklaruara. Paratë e paguara nuk vijnë nga biznese që ditën fitojnë tendera dhe natën derdhin ryshfete në llogaritë e Jolkës dhe Erionkës, apo të Edit dhe të Lindës, të dyve.

Nuk është bërë me eurot apo fondet e taksëpaguesve europianë apo amerikanë, që pëfundojnë në fustanet e Jolkës, në orgjitë e Erionit.

Nuk janë paratë e inceneratorit që nuk ekziston, të grabitura nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Nuk janë as paratë e checkup që lë pa ilaçe të sëmurët me sëmundje malinje.

Nuk janë paratë e sterilizimit, të grupit të strukturuar kriminal me në krye Edi Ramën.

Nuk janë paratë që Edi Rama përmes Duçkëve të tij, i jep për të korruptuar McGonigalin.

Nuk janë as nga lidhjet me bandën e Elbasanit, që përdor Taulant Balla kjo prostitutë politike për të burgosur kundërshtarët e tij politikë.

Kjo është deklarata lidhur me ato ç’ka tha njeriu me 5 mbiemra, njeriut të cilit prap ua kam lexuar dhe lexoj, sepse është minierë në botën e nëndheshme./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: