POLITIKË /

‘Ishte patronazhist’, Ilir Meta gjen spiunin në Jalë: Po më filmonte...

Sipas kreut të PL-së i dyshuari në fjalë ishte ‘patronazhistë’ term të cilin Meta e përdor për strukturat e Partisë Socialiste të cilët janë të angazhuara për të mbajtur nën mbikëqyrje personat, të cilët shkojnë ose jo në votime.

Shkruar nga B.SH
‘Ishte patronazhist’, Ilir Meta gjen spiunin në Jalë: Po
Ilir Meta me të rinjtë e Partisë së Lirisë në Jalë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se ka zbuluar se si një person i dyshimtë i bënte video teksa ai ishte brenda kampit verorë në Jalë.

Sipas kreut të PL-së i dyshuari në fjalë ishte ‘patronazhistë’ , term të cilin Meta e përdor për strukturat e Partisë Socialiste të cilët janë të angazhuara për të mbajtur nën mbikëqyrje personat, të cilët shkojnë ose jo në votime.

“Patronazhisti më filmonte brenda kampit veror të Jalës. Nuk ka qenie më të fëlliqura se sa ta”, shprehet Meta.

Gjatë fjalës nga kampi i përvitshëm veror i Jalës, Meta prezantoi edhe pikat e programit qeverisës të PL. “Ne do t’i bëjmë të pasur shqiptarët duke ju shpërblyer mundin dhe punën e tyre”, tha Meta.

Gjithashtu, kreu i PL tha se forca politike që ai drejton synon të marrë 100 mijë vota në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme Parlamentare.

“Objektivi im personal ne Tirane eshte “100 mije duar per 100 mije zemra (vota)“, deklaroi Ilir Meta./Versus.al

 

Tags:

ilri meta

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: