POLITIKË /

“Jo bashkë, jo veçmas”, Rama ironizon partitë e reja: Kanë emra qesharakë, shesin qilima fluturues

Shkruar nga Versus

“Jo bashkë, jo veçmas”, Rama ironizon partitë e

Kryesocialisti Edi Rama e bëri të qartë për votuesit, ose me PS ose me partitë e tjera, mes të cilave ironizoi edhe forcat e reja politike të drejtuara nga Adriatik Lapaj, Arlind Qori dhe Agron Shehaj.

Ai tha se vetëm anëtarësimi në BE mund të bëjë të mundur vazhdimësinë e reformave të vendit.

“Me ne ose me kënetën madhështore dhe me shitësit e qilimave fluturues të moçaleve të vegjël shumë qesharakë, jo bëhet jo s’bëhet, jo bashkë jo veç, jo mundet jo s’mundet. Vetëm Shqipëria në BE eviton çdo mundësi prapakthimi. Deri kur ne ta fusim zonjën Shqipëri në sallonin e madh të BE, vetëm shqiptarët e bashkuar me ju dhe mua këtu mund ta mbrojnë drejtësinë e re nga çdo përmbajtje kënetash”- tha Rama.

Më tej sa i takon disa prej synimeve të qeverisjes së ardhshme, Rama premtoi pension minimal 200 euro dhe mesatar 400 euro.

“Mund të mbyllim negociatat brenda dy vitesh, mund të rrisim prodhimin e brendshëm kombëtar, mund të rrisim të ardhurat për frymë. Mund të rrisim pagën mesatare në sektorin publik apo pagën e përgjithshme mesatare që ishte 320 euro dhe sot është 820 euro e mund të rritet deri në 1 mijë euro. Pa harruar pensionet dhe pensionistët të cilët meritojnë më shumë se të gjithë dhe kanë përfituar më pak nga të gjithë. Pensioni mesatar do jetë 400 euro ndërsa minimumi do jetë 200 euro”- shtoi kryeministri. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: