POLITIKË /

Këlliçi e Alimehmeti pas takimit me opozitarët: U fol për emra konkretë që mund të kandidojnë për Tiranën

Shkruar nga Versus

Këlliçi e Alimehmeti pas takimit me opozitarët: U fol për

Deputeti Belind Këlliçi dhe këshilltari bashkiak i Tiranës, Ilir Alimehmeti kanë zhvilluar sot takime në selinë e PD-së me përfaqësues të partisë “Mundësia” lidhur me mundësinë e gjetjes së një kandidature të përbashkët për bashkinë e Tiranës.

Këlliçi bëri me dije se në takim janë diskutuar emra të përveçëm të cilët nuk pranoi që t’i bënte publikë për mediat pasi janë ende në fazën e diskutimeve.

“Kemi diskutuar emra të përveçëm dhe për profilin që duhet të kemi për një kandidat apo kandidate. Duke qenë se mbetet objekt i diskutimeve dhe negociatave, nuk kemi ndërmend të dalim me emra konkretë. Qëllimi është maksimalizimi i votave.  Do ta shqyrtojmë në ditët në vijim dhe do ia bëjmë me dije publikut në momentin e parë. Qëllimi është shumë pozitiv që ne të kemi një kandidaturë që të bëjë ndryshimin në Tiranë”- tha Këlliçi.

Nga ana tjetër Alimehmeti zbuloi se kishte patur takime miqësore me Endri Shabanin dhe Adriatik Lapajn, por deri më tani asgjë zyrtare lidhur me një kandidat të përbashkët.  

“Endri Shabani? Ne kemi bisedime, kujtoj që ai është këshilltar në bashkinë e Tiranës. Edhe me Lapajn takim shoqëror ka qenë. Takimet formale janë këtu në selitë përkatëse”- u shpreh Alimehmeti.

Në përfundim, Këlliçi tha se mundet që negociatat të përfundojnë brenda 2 ditëve të ardhshme. Versus.al

Poll