POLITIKË /

Kërkon lirimin me kusht, burgu i Fierit vlerësim pozitiv për Salianjin! Vendimi merret me 8 korrik!

Më 8 korrik pas raportit të provës, gjykata do të marrë vendimin nëse Salianji do të lirohet me kusht.

Shkruar nga Versus
Kërkon lirimin me kusht, burgu i Fierit vlerësim pozitiv për
Ervin Salianji

Ditën e sotme në gjykatën e Fierit u zhvillua seanca gjyqësore për kërkesën e ish-deputetit Ervin Salianjit për t’u liruar me kusht nga qelia pasi pretendon se ka kryer pjesën më të madhe të dënimit.

Mësohet se burgu i Fierit ka dhënë raport pozitiv lidhur me sjelljen e Salianjit. Ndërsa vendimi për lirimin apo jo të tij, do të merret më 8 korrik pas raportit të provës.

Thënë kjo, ekziston mundësia që ish-deputeti i PD të lirohet në korrik duke qenë se ka kryer pjesën më të madhe të dënimit me 1 vit burg që iu caktua në shtator të vitit të kaluar. Më 27 shtator, Salianji u dorëzua në drejtorinë e policisë së Tiranës dhe më pas u transportua për në burgun e Fierit për të vuajtur dënimin për shpifje.

Trupa gjykuese e gjykatës së Apelit e përbërë nga Elona Toro, Genti Shala dhe Iliba Bezati me një votim unanim në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës të 18 dhjetorit 2019 e cila shpallte fajtor Salianjin për ‘kallëzim të rremë’ lidhur me për audio-përgjimin e dosjes Babale dhe e kishte dënuar me 1 vit burg. Në audio përgjim pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge. Edhe gjatë dënimit të tij, Salianji nuk I ndaloi reagimet nëpërmjet rrjeteve sociale ku publikoheshin qëndrime të tij nga personi që i menaxhonte faqen. Versus.al

Poll