BOTA /

Kosova voton sot për Kuvendin dhe kryeministrin! Zgjedhjet e para të rregullta që prej pavarësisë

Shkruar nga Versus

Kosova voton sot për Kuvendin dhe kryeministrin! Zgjedhjet e para të

Në Kosovë mbahen sot votimet për të zgjedhur Kuvendin dhe kryeministrin në zgjedhjet e para parlamentare të rregullta që prej shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008.

Në garë janë 28 parti politike me 1280 kandidatë për deputetë, prej të cilëve vetëm 120 do të arrijnë të hyjnë në organin më të lartë të demokracisë.

Të drejtën e votës e ushtrojnë 1.970.944 qytetarë të cilët e kanë mbushur moshën madhore. Ndërsa mes tyre përfshihen edhe shqiptarë të diasporës të cilët sot votojnë në selitë diplomatike të Kosovës në shtetet ku jetojnë e punojnë.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.

Që prej shpalljes së pavarësisë, Kosova ka mbajtur vazhdimisht zgjedhje të parakohshme, duke zgjedhur në mandatin e fundit lëvizjen Vetëvendosje me Albin Kurtin në krye për të qeverisur.

Kandidatët për kryeministër:

Albin Kurti i Vetëvendosjes

Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës

Lumir Abdixhiu i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Ramush Haradinaj i Aleancës për Akmërinë e Kosovës

Fushata parlamentare këtë herë ka qenë tepër e fragmentarizuar sa i takon mbështetësve të partive politike me Vetëvendosjen që kërkon shumicën e vetme dhe partitë e tjera që mund të kenë koalicion me njëra-tjetrën.

Pjesë e fushatës në ditët e fundit me apo pa dashje u bë edhe i dërguari Special i Donald Trump për misione të posaçme, Richard Grenell i cili e konsideroi Kurtin si “të pabesueshëm për SHBA-të”, duke thënë se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në pikën më të ulët gjatë qeverisjes së tij. Versus.al

Poll