Kryeministri Edi Rama i ka habitur të gjithë me ministren e Shtetit të krijuar nga Inteligjenca Artificiale, personazhi virtual “Diella” e cila është shfaqur më herët në e-Albania.
“Diella anëtarja e parë jo fizikisht e pranishme, por virtualisht e krijuar nga inteligjenca artificiale. Në mandatin e katërt duhet të bëhet Diella shërbyesja e prokurimit publik duke e bërë Shqipërinë një vend ku tenderat publikë janë 100% të pakorruptueshëm. Çdo fond publik është 100% i lexueshëm. Kjo nuk është fantashkencë, por detyrë e Diellës. Mandati i saj nuk do të ketë kufizim dhe do të ketë mundësi të punësojë talente nga e gjithë dynjaja”- tha Rama.
Lajmi në përditësim…







