POLITIKË /

Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit të Posaçëm antikorrupsion

Kuvendi ka miratuar me 74 vota pro dhe 6 kundër ngritjen e Komisionit të Posaçëm antikorrupsion.

Shkruar nga Versus

Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit të Posaçëm antikorrupsion

Kuvendi ka miratuar me 74 vota pro të mazhorancës, 6 kundër dhe asnjë abstenim ngritjen e Komisionit të Posaçëm antikorrupsion.

Ky Komisioni do të ketë 11 anëtarë, 6 të PS dhe 5 të opozitës dhe do zgjasë 10 muaj.

Gjithashtu anëtarët do të jenë kryetarët dhe zv/kryetarët e 4 komisioneve të përhershme parlamentare dhe ata të Këshillit të Integrimit Evropian.

Grupi i Rithemelimit ashtu sikurse paralajmëroi nuk e mbështeti me votë ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, por zgjodhën ta bojkotojnë votimin shumica e deputetëve opozitarë.

Deputetët që votuan kundër ishin Lindita Metaliaj, Ervin Salianji, Ilda Dhori,  Elda Hoti, Agron Shehaj, Vjollca Vokshi.

Ngritja e Strukturës së Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion do të ketë objektiv sundimin e ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit.

Pritet që drejtimin e komisionit të posaçëm, Edi Rama t'ia besoj ish-ministrit Fatmir Xhafaj.

 

 

 

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: