POLITIKË /

Marrëveshja energjitike mes Italisë, Emirateve dhe Shqipërisë, Meloni: Ndihem krenare!

"Unë personalisht jam krenare për këtë nismë' për marrëveshjen mes Italisë, Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

Shkruar nga Versus
Marrëveshja energjitike mes Italisë, Emirateve dhe
Giorgia Meloni

 "Unë personalisht jam krenare për këtë nismë, e cila tregon në mënyrë të prekshme se si mund të ndërtohen forma të reja bashkëpunimi edhe midis partnerëve që mund të duken të largët, të paktën gjeografikisht".

Kështu u shpreh kryeministrja Giorgia Meloni, në fjalimin e saj në Javën e Qëndrueshmërisë në Abu Dhabi, kur foli për marrëveshjen mes Italisë, Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, të nënshkruar me presidentin e Emirateve Mohammed bin Zayed dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, për prodhimin e energjia e gjelbër në Shqipëri dhe transporti drejt Italisë.

“Një projekt ambicioz mes dy brigjeve të Adriatikut”, e përkufizoi Meloni, “një ndërlidhje e re energjetike, për të prodhuar energji të gjelbër në Shqipëri dhe për të eksportuar një pjesë të saj në Itali, falë një kablloje nëndetëse në Adriatik. Një projekt që përfshin tre qeveritë tona, si dhe sektorët tanë privatë dhe operatorët tanë të rrjetit.".

Ndërsa kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama duke folur për shtypin italian përpara samitit, ku merr pjesë edhe kryeministrja Giorgia Meloni shpjegoi se vlera e infrastrukturws është rreth ''një miliard euro dhe do të funksionojë maksimumi për tre vjet”/Versus.al

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: