POLITIKË /

Marrëveshja për pritjen e emigrantëve, Meloni vizitë në Shqipëri për të inspektuar kampet në Lezhë

Meloni kërkon nisjen e punës në kampet për pritjen e emigrantëve pavarësisht se punimet nuk kanë përfunduar ende.

Shkruar nga B.V
Marrëveshja për pritjen e emigrantëve, Meloni vizitë në
Kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane Giorgia Meloni

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të vizitojë Shqipërinë më 5 qershor për të inspektuar njërin prej dy kampeve të emigrantëve që po ndërtohen në Gjadër të Lezhës në zbatim të marrëveshjes së dy vendeve për pritjen e emigrantëve nga Afrika.

Mediat italiane shkruajnë se Meloni e bën këtë inspektim në prag të fushatës elektorale në Itali për t’u treguar qytetarëve se bëhet fjalë vetëm për vonesa të vogla. Meloni do të shoqërohet nga kryeministri Edi Rama ndërsa do të kthehet në Itali brenda ditës për shkak të angazhimeve parazgjedhore në vend. 

Qendrat nuk janë ende gati për shkak të vonesës në punimet që ishin parashikuar të përfundonin më 20 maj. Pavarësisht kësaj, kryeministrja italiane ka kërkuar që të nisë sa më shpejt puna për pritje e emigrantëve të cilët do strehohen në Shqipëri ndërkohë që Italia përpunon kërkesat e tyre për azil.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë ditë më parë për “La Repubblican” tha se vonesat në hapjen e kampit kanë të bëjnë me procedurat që po kryen pala italiane dhe se Shqipëria është e gatshme të zbatojë marrëveshjen.

Sipas marrëveshjes së firmosur në nëntor të vitit të kaluar, Shqipëri do të presë në kampet që do të ngrihen në Gjadër një numër prej 3 mijë emigrantësh të cilët më pas do të zëvendësohen me të tjerë që do të vijnë në Shqipëri pas përfundimit të proedurave të vlerësimit nga ana e palës italiane. Kapaciteti maksimal i kampeve do të jetë rreth 36 mijë emigrantë gjatë gjithë vitit, në një marrëveshje që do të zgjasë për 5 vite. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: