Në emisionin "Të Paekspozuarit", pati një përplasje të fortë mes kreut të partisë “Mundësia”, Agron Shehaj dhe analistit Baton Haxhiu teksa diskutonin për nismën e kryeministrit Edi Rama për t’i dhënë vetes dhe ministrave “imunitet’ nga pezullimi që mund t’u bëjë gjykata.
Shehaj akuzoi Haxhiun se po mbronte të korruptuarit, ndërsa analisti iu përgjigj duke i thënë se vetë Shehaj është i korruptuar.
Pjesë nga debati:
Agron Shehaj: Si del ti në mbrojtje të të korruptuarve nuk del askush. Kur merr përsipër të mbrosh të korruptuarit, duhet të kesh arsye të madhe.
Baton Haxhiu: Shihe veten në pasqyre, ti nuk mund të më gjesh mua korruptiv në jetën time profesionale. Unë të shoh në sy dhe të them sa herë të dua që je i korruptuar.
Agron Shehaj: Pse jam i korruptuar?
Baton Haxhiu: Ti mua për kaq vite nuk më thua dot asnjëherë.
Agron Shehaj: Mos u fut në detaje o Baton. Problemi është që njerzit si puna jote mendojnë se ata që na ndjekin janë budallenj dhe ju mund ti gënjeni si t’ju dojë qejfi.
Baton Haxhiu: Bëj jetë publike 35 vite. Kur flet për mua ki kujdes! Unë nuk polemizoj me njerëz për gabimet që bëjnë rrugës. Shikoje veten në pasqyrë.
Agron Shehaj: Njerëzit mund të gjykojnë.
Baton Haxhiu: Duhet të kesh shije të lexuarit si fillim. Mendimi im është mendimi im, mund të mos pajtohesh por nuk flet dot për korrupsionin. Kur nuk e di çfarë është, ke problem…
Agron Shehaj: Qëndrimet e tua mbrojnë të korruptuarit.
Agron Shehaj: Të gjitha, sapo e the tani, repubikë e prokurorëve.
Baton Haxhiu: Ti as nuk kupton se çfarë kam thënë.
Agron Shehaj: Ti je gjeni… The tejkalimi kompetencave, pezullimi,
Baton Haxhiu: Ku thashë unë republikë e prokurorëve? Në çfarë konteksti?
Agron Shehaj: Të thuash çfarë thua ti, është të kesh manualin e analistit që përcjell mesazhin e qeverisë dhe të korruptuarve, e kupton edhe një fëmijë. E kam me fenomenin dhe jo me ty. Nuk e kam as me Ramën, as me ty, por me fenomenin, me pandëshkueshmërinë, ku njerëzit janë detyruar të ikin. Mendon se e them për populizëm. Ti sheh tejkalimin e kompetencave, shkeljen e të drejtave të njeriut të të akuzuarve për korrupsion. Po burgjet janë plot, ti tani u shqetësove? Versus.al

