
Kryedemokrati Sali Berisha prezantoi sot programin elektoral të Partisë Demokratike në fushën e sigurinë dhe rendit.
Ai premtoi rritjen e rrogave për efektivët e Policisë së Shtetit dhe për organet e tjera të zbatimit të ligjit, mes tyre edhe Shërbimin Informativ Shtetëror. Teksa u përqendrua në këtë institucion, Berisha la të kuptohet se nëse ai vjen në pushtet, do të shkarkojë Vlora Hysenin nga posti drejtues.
Sipas tij, ajo më herët u shkarkua nga Kosova për dyshime të forta të lidhjeve me Serbinë.
“Rrogat, trajtimi do jenë përparësi e madhe për Policinë e Shtetit dhe organet e tjera të zbatimit të ligjit. Edhe për Shërbimin Informativ, vetëkuptohet. Nuk mund të ketë Shërbimi Informativ një drejtuese që është shkarkuar për dyshime shumë të forta në vendin e vet. Dhe pikërisht për ato dyshime, emërohet në krye të SHISH, për shkak të vëllazërisë Vuçiç-Rama.
Me këtë rast u bëj thirrje të gjithë punonjësve të Shërbimit Informativ që të distancohen nga çdo veprim dhe inkriminim, nga çdo politizim në interesin më të mirë të tyre dhe të vendit të tyre.
Se ajo me datën 13 ia mbath, nuk është më. Nuk mund të jetë se ajo nuk mund të emërohej kurrë në atë detyrë. E shkarkuar nga qeveria e vet për dyshime shumë serioze, bashkëpunime dhe të tjera. Vjen dhe merr me porosi të Vuçiçit, drejtimin e SHISH.
Rrogat do rriten progresivisht të të gjithë punonjësve të policisë, veçanërisht të niveleve inspektorit, të komisarit, në mënyrë që të ngushtojmë hendekun që është krijuar edhe në polici mes rrogave të larta dhe rrogave të ulëta”- u shpreh Berisha. Versus.al








