Kryeministri Edi Rama nderoi sot jetën dhe veprën e artistit të madh, Dhimitër Anagnosti.
Ai mori pjesë në ceremoninë e homazheve në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit, ku personalitete të jetës politike dhe kulturore, kineastë, dashamirës të artit dhe qytetarë të thjeshtë u bashkuan për të nderuar regjisorin e mirënjohur, i cili ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur me role të spikatura në filmat shqiptarë.
Pas përkuljes me nderime para arkëmortit, kryeministri u ul dhe shkroi në librin e kujtimeve:
“Jam i bindur që ke menduar shpesh për këtë ditë kur do të ndahesh përgjithnjë nga zhurma e qytetit dhe do të prehesh në Vunoin tënd, ku paqja e merituar do të jetë mbi ty. Me mall, Edi.”

Regjisori dhe një nga mjeshtrat më të mëdhenj të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, ka ndërruar jetë sot, më 1 Shtator.
Ai kishte lënë amanet që të prehej përgjithmonë në fshatin e lindjes, Vuno të Himarës./ Versus.al







