POLITIKË /

Mori 8000 vota, por s'u bë dot deputet. Meta nga burgu: "Pse s'do ndjek skemën e të djallëzuarve për të marrë mandatin"

Ai ka vlerësuar mbi 8 mijë zgjedhës, të cilët, sipas tij, refuzuan të shesin lirinë, shpirtin dhe karakterin e tyre përballë një "makinerie kriminale shtetërore", që, siç thotë ai, ka cënuar rëndë standardet e zgjedhjeve, demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Shkruar nga Versus

Mori 8000 vota, por s'u bë dot deputet. Meta nga burgu: "Pse

Ish-Presidenti Ilir Meta, i cili aktualisht ndodhet në burg, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me zgjedhjet e fundit dhe pjesëmarrësit në fushatën e tij, duke i cilësuar ata si "heronj". Meta, i ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën dhe që iu qëndruan besnikë në një moment të vështirë.

Ai ka vlerësuar mbi 8 mijë zgjedhës, të cilët, sipas tij, refuzuan të shesin lirinë, shpirtin dhe karakterin e tyre përballë një "makinerie kriminale shtetërore", që, siç thotë ai, ka cënuar rëndë standardet e zgjedhjeve, demokracinë dhe shtetin e së drejtës. "Ata nuk janë thjesht votues, ata janë heronj," - shkruan Meta, duke u shprehur se ata do të gëzojnë përjetë mirënjohjen e tij të pakufishme.

Në postimin e tij, Meta ka reaguar ndaj disa zërave, që sugjeruan se dorëheqja e kandidatëve të Partisë së Lirisë nga lista e mbyllur e Qarkut Tiranë mund të çonte në marrjen e mandatit parlamentar të tij. 

"Disa zëra dashamirës, por edhe të tjerë djallëzorë, sugjerojnë si mënyrë për marrjen e mandatit tim parlamentar, dorëheqjen e kandidatëve të Partisë së Lirisë në listën e mbyllur të Qarkut Tiranë.
Dua t'i siguroj të gjithë se Ilir Metaj që nga viti 2008, që kur u bënë ndryshimet e mbrapshta kushtetuese, ka luftuar për përfaqësim vetëm nëpërmjet vullnetit të lirë dhe të hapur të qytetarëve, në mënyrë të vazhdueshme dhe parimore, sepse kjo është çështje e bindjes dhe karakterit tim dhe si pasojë nuk mund të pranoj asnjë marifet apo zgjidhje pragmatiste që shkon në kundërshtim me kauzat madhore për cilat unë kam luftuar dhe do luftoj gjithmonë." - shkruan Meta

Ai ka shprehur gjithashtu mirënjohjen e tij për Tedi Blushin dhe të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë, të cilët, sipas tij, luftuan me përkushtim në një fushatë të pabarabartë përballë asaj që ai e quan "Narkoshtetin" dhe makinerinë zgjedhore kriminale që përdori pabesi dhe thikë pas shpine.

Një falënderim të veçantë ai ka dedikuar për komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit të cilët po bëjnë gjithçka për të mbrojtur dhe numëruar çdo votë deri në fund të procesit zgjedhor. Meta ka theksuar se kjo është një betejë për të mbrojtur çdo votë dhe për të ruajtur integritetin e procesit zgjedhor, duke vlerësuar angazhimin e tyre të vazhdueshëm dhe përgjegjësinë që po tregojnë përpara çdo përpjekje për manipulim.

 

Poll